Lerdikion Jupaj: Shkëlqimi dhe Rënia e Televizioneve Shqiptare

Me ndryshimin e sistemit politiko shoqëror në Shqipëri pas vitit 90 dhe kalimin e saj në një shoqëri demokratiko – kapitaliste, duhet të ndryshonte edhe roli dhe objektivat e masmedias shqiptare. Them duhet sepse masmedia shqiptare jo vetëm që nuk ndryshoi rol dhe objektiv por vazhdoi edhe me tej në mentalitetin e ndjekjes në mënyrë të verbër dhe servile të interesave të partive, grupeve apo individëve të caktuar politikë . Në një kohë kur sistemi arsimor shqiptar u fut në krizë, politika shqiptare filloi te prodhonte vetëm krizë , media do të ishte e vetmja e cila mund ta çonte shoqërinë shqiptare drejt një emancipimi politik, shoqëror dhe individual. Por për shkak të pa aftësisë dhe mos profesionalizmit të saj ky institucion (Media) nuk mundi ta luaj këtë rol. Sot Media, Universitetet apo dhe institucione të ndryshme po përjetojnë një krizë të thellë identiteti, duke qenë se ato janç tejet te politizuara dhe nuk kane asnjë lloj objektive apo platforme te qarte.

Por pse ndodh kjo?

Kjo ka ndodhur për një sërë arsyesh …..

 

1. Nevoja për të mbrojtur dhe fuqizuar biznesin personal të pronarëve  të medieve

 

Le të hidhemi mbrapa në kohë. Nga mesi i viteve 90 disa grupe apo persona me nje ose disa bisnese te konsoliduara filluan ta shikonin idenë e krijimit e medieve (Radio, gazeta dhe TV) si një mjet mjaft të mirë për një ekspansion të bizneseve të tyre si dhe mbrojtjen e  tyre ndaj partive dhe grupimeve te ndryshme politike. Në vitet 97 – 98 kemi në skenë daljen e disa Tv lokale dhe rajonale që u pasuan më vonë me Tv të tjerë që deri diku për disa kohë do të dominonin skenën e Tv shqiptare sikur ishte Tv Arbëria. Këto Tv në fillim duke përfituar edhe nga kaosi i asaj kohe dhe mungesa e ligjit për të drejtën e autorit filluan të merrnin terren me transmetimin e filmave apo ndeshjeve të ndryshme të futbollit apo të evenimenteve të tjera.Por duke pare impaktin dhe ndikimin që kishin tek shtresat e ndryshme të shoqërisë  bosët e mediave filluan të shikonin për më tej. Oreksi vjen duke ngrënë thotë popullit.

Duke parë se një media e fuqishme nuk ndikon vetëm tek bizneset e tyre por edhe tek impakti politik ne shoqëri këto media ashtu si dhe ushtarët mercenarë të mesjetës filluan të ofronin shërbimet e tyre, partive që iu ofronin më shumë favore dhe interesa ekonomik, shërbime që përkonin edhe me synimin e politikës shqiptare për ta pasur medien nën kontrollin e vet. Këtë e dëshmon fakti se në kohën e qeverisjes së qeverive të ndryshme të majtë nga vitet 98 – 2005 vetëm Shijak Tv ishte I hapur për PD asaj kohe ne opozitë. Të gjitha Tv e saj kohe ishin ne luftë dhe përpjekje të hapur kush e kush ti bënte qefin qeverive të Fatos Nanos dhe pasuesve të tij. Si pasoje e këtyre përplasjeve por edhe të problemeve që do ti diskutojmë më poshtë patëm eleminimin e Tv Arbërisë, Antena 1 edhe të disa Tv të tjera lokale dhe rajonale. Me ndryshimin e drejtit brenda PS dhe me ardhjen e një grupi te rinj drejtuesish me Edvin Ramën në krye një sërë pronar mediash filluan të ndryshojnë kurset e tyre .Këtë fenomen do të shikonim më me forcë me ardhjen në pushtet të PD. Për habinë e të gjithëve Tv Klan filloi të kalojë në mënyre të hapur pro qeverise se PD aq sa ja kaloi edhe RTSH i cili që nga themelimi i saj e deri tani ka qenë dhe është një trumbetuese e sukseseve të Partive në pushtet. Kjo pasi vet pronari i saj gazetari Aleksandër Frangaj ishte arrestuar dhe dhunuar nga regjimi i  parë i Sali Berishës, ndërkohë që benjamini tjetër i tij, Blendi Fevziu në një artikull të tij (që duket se e fshehur) kërkonte shpalljen non grata dhe largimin nga Shqipëria të Sali Berishës. Por duket se Klan Tv kërkonte të ishte I vetmi zë trumbetues I sukseseve të qeverisë në pushtet duke pothuajse shkatërruar Shijak Tv ,dhe duke e detyruar edhe Tv Antena 1 të shndërrohet në një Tv kryesisht vetëm ekonomik, ndërkohë që Tv të tjera simpatizantë të PD filloi ti mbante nën një mbikëqyrje. Të njëjtën gjë përsëritet edhe tek Tv I pare 24 informativ News 24. Ky Tv e filloi “karrierën” e vet si një Tv kundër PD në pushtet. Këtë qëndrim do të kishte edhe pas ndarjes së PS në dy pjesë. Por me kalimin e kohës dhe për interesa të caktuara ( Nuk ka dashuri të përhershme , por interesa të përhershme , thotë një fjalë e urtë perse) ky Tv I nderuar mbeti si përkrahës I së majtës por nga kahu I LSI, dhe përsëri për shkak të këtyre interesash duke qënë se partia e tyre kishte hyre ne koalicion me PD pas zgjedhjeve të 2009 pushoi së kritikuara qeverinë Berisha , dhe duke goditur opozitën shqiptare. Por me prishjen e marrëveshjeve që pronarët e kësaj medie fort të nderuar kishin me LSI ajo filloi të ishte kritike ndaj qeverisë dhe e hapur ndaj zërave opozitarë. Për momentin ky Tv informative nuk dihet se nga do të anoj…..Këtë kurb kanë ndjekur të gjitha mediat e tjera kush dhe më pak , por do të ishte e pamjaftueshme që të merreshim me të gjitha ato në një kohë të shkurtër.

 

2. Mos pasja e një organike profesioniste

 

Duke ndjerë mungesën e kuadrove apo dhe specialistëve profesionistë këto media duke pasur edhe rroga të majme për kohën  filluan të përfitojnë nga politika e spastrimeve që bëri qeveria e Fatos Nanos ne RTSH  duke marrë në organikën e tyre gazetarë dhe operatorë të RTSH ( perjashtim bene këtu vetem Top Channel  në kohën e të ndjerit Dritan Hoxha).Ishin pikërisht këta të infiltruar të RTSH apo gazetave të kohës së sistemit punist, të cilën filluan të pushtojnë pothuajse të gjithë median vendase, ndërkohë që në shumë raste ata morën në dorë edhe drejtimin e tyre. Këta gazetarë disa prej tyre më vonë u transformuan edhe ne producentë , duke manipuluar dëshirën e kohës që kishte publiku shqiptarë për emisione apo programe të fushave të ndryshme filluan të ndërtojnë emisione dhe programe me emra dhe Tematike bombastike, por që në të vërtetë ishin vetëm disa debate të vakëta politike, historike dhe shoqërore të cilat diskutoheshin dhe debatoheshin vetëm nga një kastë e caktuar analistësh, politikanësh , gazetarësh dhe psikologësh. Në këtë mënyre ekranet Tv filluan të bombardoheshin me personazhe dhe tipa aq të shumtë sa që edhe  Lufta dhe Paqja e Leon Tolstoit nuk do të mund të krahasohej me këtë mish-mash personazhesh. Disa duke mos pasur një personaliet fiks filluan të importojnë poza dhe qëndrime nga prezantues dhe gazetar të tjerë…Këtë përvojë të parë e solli ne Shqipëri ish gazetarja pro regjimit berishan ne TVSH e kohes Vjollca Vokshi duke imituar gazetaren e lajmeve Lili Gruber ne Itali. E pasoi Blendi Fevziu, i cili përveç emisionit te tij Bruno Vespes i mori edhe pozat dhe mënyrën e të folurit, pas këtij vjen edhe prezantuesve Arbana Osmani e cila mundohet deri në detaje të imitojë gazetaren Alessia Marcuchi .Në fakt edhe ketu lista është e gjatë prandaj nuk mund të ndalemi tek të gjithë. Por nuk kishin faj pasi edhe ky ishte formimi dhe përvoja e tyre që ata kishin marrë gjatë rinisë së tyre turbulente nëpër gazetat dhe RTSH e kohës së regjimit monist .Kjo kastë gazetarësh dhe analistësh të indoktrinuar që në fëmijërinë  e tyre me doktrinën staliniste e të menduarit dhe të shprehurit ,u kthye shumë shpejt në një marionetë të fuqishme të pronarëve të mediave për të vendosur lidhjet e tyre me qarqet në pushtet. Ishte kjo kastë gazetarësh dhe gazetarucësh të cilat futën edhe slloganin Shefi ka gjithmonë të drejtë. Ishte kjo kastë gazetarësh dhe gazetarucësh të cilët futën servilizimin, adhurimin dhe përuljen ndaj injorancës, arrogancës dhe prepotencës së Shefit.

 

Ishte pikërisht kjo kaste që rifuti mentalitetin e mikut apo të kushëririt apo edhe të dashnoreve në punë. Mjafton të kesh një të njohur me peshë nëpër radio tv shqiptare dhe ja ku fillove edhe punën. Në të u turrën lloj personash me profesione të ndryshme marangoz, elektricist, karrocier, etj të cilën u bënë sa të hapësh e mbyllësh sytë në regjisor, prezantues, autor programesh , gazetar etj ( nuk kam asgjë me këto profesione të nderuar , Por si thotë një fjalë e urtë guri I rëndë në vend të vet ) Kjo çoi në krijimin e një mishmashi ku  askush  të mos mendoj më për cilësi, profesionalizëm dhe estetikë. Sot në këto institucione drejtuesit mendojnë  vetëm për ti shërbyer drejtuesve politike dhe për ndonjë përfitim personal, kurse studentet e gazetarisë synojnë marrjen e një diplome, për tu punësuar diku. Pra nuk shkohet ose nuk shtyhet emancipimi apo progresi dhe zhvillimi I gazetarit apo drejtuesit të ardhshëm që nga ana tjetër do të conte edhe në zhvillimin dhe progresin e institucioneve të tjera. Ndryshon vetëm për një periudhë kohe afat shkurtër Top Channel, pasi themeluesi i saj, i ndjeri Dritan Hoxha ndoqi një politik tjetër. Atë të marrjes në punë dhe në dikasteret kryesore të të rinjve të talentuar, si dhe duke futur një fryme tjetër në mënyre e komunikimit me publikun. Duke I dhënë shumë pak hapësirë politikës ai si dhe duke imituar disa emisione të suksesshme italiane sikur do të ishin Fiks fare, Shtojzovallet, Portokalli, Top Show etj ai shumë shpejt do të dominonte totalisht tregun televiziv në të gjitha trevat shqiptare. Por me vdekjen e tij dhe mos pasjen e një vizioni nga ana e drejtuesve të rinj të Top Channel edhe ky Tv është drejt dekadencës së tij. Në përgjithësi një media e zhvilluar  apo serioze është ajo media e cila deri diku arrin ti paraprijë zhvillimeve apo edhe problemeve serioze të shoqërisë,duke I dhënë deri diku edhe kontributin dhe mendimin e saj për zgjidhjen e ketyre problemeve. Aktualisht në Shqipëri hendeku midis qytetarëve dhe politikanëve po thellohet gjithnjë e më tepër. Qytetarët shqiptarë nuk u besojnë më politikanëve apo edhe të ashtuquajtur analistë kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme të jetës së tyre të përditshme, të cilat duhet ti zgjidhin vet. Ndërkohë ,lista e gjatë dhe dëshpëruese e problemeve të shumta kombëtare sikur janë krimi i organizuar, papunësia, kriza familjare, kriza dhe prapambetja e sistemit tonë arsimor ,apo dhe çështjet e mjedisit vazhdojnë të shtohen. Diskutimet apo debatet  televizive që zhvillohen në lidhje me rrugë-zgjidhjen e  tyre , futen përgjatë një hendeku ideologjik politik duke u shndërruar në debate false nga personazhe publike televizive të cilët jo vetëm që nuk kanë më asnjë impakt me shikuesit, por nuk afrojnë asnjë mendim ose ide për zgjidhjen e problemeve, dhe janë gjithnjë po të njëjtët persona të cilët dalin në të gjitha ekranet dhe mediat. Këto lloj debatesh serviren prej politikanëve dhe përsëriten prej gazetarëve. Pamje të tilla të rreme u ngjall pak shpresa qytetarëve për zgjidhje të problemeve të tyre dhe më keq akoma të krijojnë një përshtypje se shumë pak gjëra të mira nuk do të ndodhin. Kjo ka çuar që këto Tv që në fillimet e tyre të përqëndroheshin ne emisione dhe programe më shumë të karakterit politik, si dhe ato pak emisione që ishin  në kuadër të argëtimit nuk ishin gjë tjetër veçse disa programe të marra Copy – paste nga Tv të huaja ose në rastin më të keq të kopjuara nga njëri tjetri.

 

3….Mos pasja e një strategjie te caktuar afatgjate…

 

Sic e theksuam edhe më sipër krijimi I një pjese të mirë të medies vizive për qëllime personale përfitimi nga ana e themeluesve te tyre dhe vënia e tyre në dispozicion të grupeve apo edhe qarqeve të caktuara. Strategjia e Tv për të qenë e suksesshme duhet të nisë që me caktimin e një platforme të plotë me synimet, dhe objektivat afat shkurtra, afat mesme dhe afatgjata. Themeluesit e Tv duhet ta kenë të qartë se perse duan ta themelojnë këtë institucion , dhe përse do të shërbejë. Gjithashtu duhet marrë parasysh fakti që publiku ose shikuesi ka disa karakteristika të cilat nëse nuk merren parasysh mund të çojnë në dështimin e Tv. Këto karakteristika janë si më poshtë :

a) Publiku është njësoj si një klienti I një restoranti të cilit nuk mund ti imponosh porosinë, por duhet të dëgjosh kërkesat e tij. Pra kërkohet që përpara themelimit të Tv të bëhet një research në lidhje me preferencat e shikuesve, duke filluar nga grupmoshat e shumta.

b)Publiku ose shikuesi nuk është e njëllojtë në preferencat dhe dëshirat e veta.

c) Shikuesi duhet ndare në bazë të moshave si dhe të seksit pra në fëmijë, adoleshente, të rinj, të moshuar, burrë, grua dhe djalë dhe vajzë. Kjo pasi secila grup moshë ka një preferencë të ndryshme nga tjetri.

d)Shikuesi dhe publiku edukohen dhe mësohen lehtë me programin ose emisionin që ti servir.

e)Shikuesi ka një memorie të shkurtër për emisionet mesatare dhe memorje afatgjatë për emisione shumë të mira por edhe për ato që mund të cilësohen si të dobëta.

Por për fat të keq drejtuesit dhe themeluesit e medieve shqiptare nuk I kanë marrë asnjëherë para sysh. Dhe askush nuk e bën dhe nuk do ta bëjë përderisa Tv private të shikohen si shërbyese të disa interesa të ngushtave dhe jo për të argëtuar , informuar dhe edukuar qytetarin shqiptar.

 

 

Programacioni

 

Në lidhje me këtë çështje duhet një analizë më e thellë se ajo cka mund të shkruhet në këtë faqe. Aktualisht sikur e theksuam edhe në faqen e parë në Tv tona mungojnë spektaklet , programet historike, programe për fëmijë, programe humori të mirëfillta, programe kulturore, turistike, apo dhe sportive profesionale. Mund ti shtjellojmë më tepër. Po të shikohen dhe të hulumtohen të gjitha kanalet Tv do të shikohet se në to nuk ekzistojnë programe të mirëfillta për fëmijë. Ka vetëm disa filma me kartona që transmetohen shpesh herë në disa orë të pa përshtatshme. E njëjta gjë mund të themi për emisione historike dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve, me mitologjinë e tyre apo dhe prejardhjen e tyre. Hiq disa emisione që u bënë me rastin e 100 vjetorit këto emisione mungojnë në ekranet tona. Nga ana tjetër edhe emisionet apo programet që të përfshijnë pamje vizive të vendeve tona turistike janë shumë të rralla në Tv tona. Aktualisht në fushën e humorit ekzistojnë disa programe të cilat nga shumë aspekte kanë mangësi dhe nuk janë në rangun e tyre profesionistë. Portokalli, apartamenti 2XL, Al Pazar si dhe disa grimca që transmeton Tirana 2000. Problemi që qëndron tek këto emisione janë shpesh herë tekstet e tyre të cilat disa herë nuk kanë lidhje me realitetin, ose me faktin tjetër se këto programe shpesh herë I qëndrojnë besnik ose kopjojnë formatet e tyre simoter ne Itali , Amerikë ose diku tjetër. Çështja tjetër qëndron në faktin se shumica e teksteve të tyre janë barasaleta ose batuta të huaja të marra nga internet dhe të përshtatura me realitetin shqipëtar, por që shpesh herë nuk përkojnë me realitetin shqiptar. Programet sportive janë një pikë tjetër e programcioneve të Tv shqipëtare. Kemi Procesin Sportiv tek Top Channel, Dribbling tek Vizion +, Skan Sport tek Albania Screen , kemi dhe programe Tv sportive tek Ora News, apo dhe TVSH. Problemi I tyre është se këto program kanë një format të njëjtë dhe shpesh herë kopjojnë njëri-tjetrin. Shpesh herë këto emisione duke qenë se janë në të njëjtin orar, ose duke qënë se janë të njëjtë pengojnë njëri tjetrin në shikueshmëri. Një problem tjetër është edhe fakti se këto emisione nuk analizojnë dhe trajtojnë si duhet problemet e sportit shqiptar dhe nuk afrojnë zgjidhje për to. Tjetër problem qv kanë këto emisione si të gjithë emisionet e tjera është se në këto emisione ftohen për të dhënë mendim të njëjtët persona që shumica nuk janë ekspertë apo njohës të sportit por punonjës të Televizionit ku zhvillohet ky emision.

 

Zgjidhja

 

Në ndryshim nga shumë pritshmëri zgjidhja e këtij problem ose dekadence nuk do të vinte nga themeluesit apo drejtuesit e Tv private por nga AMA. Pse them AMA. Sepse është I vetmi organ legjitim I cili rregullon rregullat e lojës medietike në vend. Kam ndjekur më vëmendje debatet që bëhen në komisionin e medias në Parlamentin shqiptar si dhe grupin që do të caktojë edhe bordin drejtues të Radio Televizion publik, në të cilën marrin pjesë ndër gazetarët dhe analistët më në zë në vend , pjesa më e madhe e të cilëve kanë ngritur zërat mbi uzurpimin nga politika të medies dhe në veçanti asaj vizive në vend. Tani është koha që këta zotërinj të bëjnë dicka për këtë media në të kundërt siç thonë edhe në ceremonitë martesore “ Ata që janë kundër të flasin tani ose të heshtin përgjithnjë” Atë që ky grup njerëzish mund të bëjnë është riformatimi I AMA si dhe të rregullave që ky organ ka zbatuar gjatë këtyre viteve. Ndër hapat kryesore që AMA duhet të ndërmarri është vendosja e një monitorimi mbi shikueshmërinë e TV duke përfshirë edhe Tv lokale në rrethe të cilat në zonat e tyre janë bërë rival të fortë ndaj Tv të mëdha kombëtare. Mbi bazën e këtij monitorimi do të krijohej edhe mundësia për të parë më qartë grafikën e shikueshmërisë së TV si dhe të programeve, se kush janë më të shikueshëm dhe kush nuk është. Në bazë të % që do zinte shikueshmëria e x Tv , do të bëhej edhe shpërndarja e reklamave shtetërore, por edhe kompanitë private po ashtu do të fillonin të riorganizonin reklamat e tyre në bazë të kësaj shikueshmërie ( gjithmonë nëse këto kompani janë serioze dhe si pika bazë kanë interesin e shumicës dhe jo të një grupi klienteliste ). Po ashtu në bazë të kësaj shikueshmëria AMA mund të rishikonte edhe të qënurit Kombëtar të Tv. Një pikë tjetër të cilën AMA duhet të rishikojë dhe të zbatonte me rigorozitet është edhe e drejta e autorit . Aktualisht një pjesë e mirë e Tv dhe drejtuesish emisionesh janë në gjyq me media dhe gazetarë evropianë për të vjedhje emisionesh. Kjo do të çonte që këta drejtues dhe gazetarë që mbahen me të madhe për emisionet dhe spektaklet e tyre Tv të kalonin në një stad më të lartë , nga atë të kopjimit të vrasjes së mendjes dhe hedhjes në treg të ideve të reja dhe të ndryshme. Në fakt këto masa si dhe masa të tjera të cilat nuk mund ti përshkruajmë sepse do të merrte shumë kohë do të çonte në faktin që TV të viheshin përballë një konkurrence dhe rivaliteti të lirë , duke pasur 2 rrugë. Atë të zhvillimit dhe të forcimit nga njëra anë dhe atë të dështimit dhe falimentimit nga ana tjetër. Heqja dorë nga nepotizimi, servilizmi ndaj politikës, dhe mbi të gjitha nga parulla dhe kodi “ Shefi ka gjithmonë të drejtë “ do të çonte nga rruga e parë , kurse e kundërta do të çonte drejt dështimit dhe dekadencës së tyre. Atje dhe ku I ka çuar. 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …