leoni

Lëshohet në funksion ndriçimi publik në fshatin Xërxe

Në prag të 28 Nëntorit është lëshuar në funksion ndriçimi publik në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit, projekt ky që po bëhet për herë të parë në këtë fshat. Në lëshimin në funksion të ndriçimit publik i pranishëm ishte kryetari Smajl Latifi me bashkëpunëtor si dhe banorë të këtij fshati.

“Një pjesë e ndriçimit është lëshuar sonte ndërsa pjesa tjetër do të jetë në funksion shumë shpejt. Ky ndriçim publik është bërë me standarde moderne dhe efiçiente. Projekti është realizuar nga Komuna e Rahovecit dhe mbështetur nga DEMOS-i zviceran”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …