Lëshohet në funksion ura në lagjen Danaj në Malishevë

Është lëshuar në funksion ura në lagjen Danaj në Malishevë, e cila është ndërtuar në bashkëpunim mes Komunës së Malishevës dhe Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”. Në përurimin e urës, mori pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, zyrtarë përgjegjës komunal, përfaqësues të GLV “Llapusha” dhe banorë të lagjes. Ndërtimi i kësaj ure ka rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këtë pjesë, pasi deri më tani janë ballafaquar me dy probleme të mëdha, e para me vështirësinë e kalimit të përroskës dhe e dyta, me vërshime apo përmbytje, pikërisht për shkak të kësaj ure dhe shtratit të përroskës, degë e lumit Mirusha. Me këtë rast banorët e kësaj lagjeje, e kanë falënderuar GLV “Llapusha” dhe Komunën e Malishevës, për ndërtimin e urës, pasi kjo ka rëndësi jetike për banorët që jetojnë në këtë pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …