Lëshohet urdhër-arrest për deputetët opozitarë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arrest për 4 deputetët opozitarë. Ky vendim erdhi pasi që deputetët e opozitës u larguan nga salla e Gjykatës, pas vonesës së gjyqtarit. Deputetët, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë pritur 15 minuta e më pas janë larguar nga salla. Ndërkaq, deputeti Albin Kurti nuk është paraqitur fare në seancën e sotme. Gjyqtari, Beqir Kalludra caktoi seancën e dytë për shqyrtim fillestar, e cila do të mbahet me 23 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …