Maqedonia

Less: Shqiptarët në Maqedoni do të nisin kryengritje, do të realizohet ëndrra shqiptare

Mediet serbe kanë risjellë në vëmendje fragmente nga libri i ish-diplomatit britanik në Bosnje, Thimoty Less, që trajton rrezikun politik në Evropën juglindore. Ai ka tundur kambanat e alarmit për mundësinë që me zbehjen e ndikimit të Perëndimit në Ballkan, gjendja të përshkallëzohet në ndërrime kufijsh e me valë të reja refugjatësh. Analisti britanik thekson se kaosi do të fillojë me shkëputjen e Republika Srpska, e cila përmes një referendumi do t’i bashkohej Serbisë. Sipas fjalëve të tij, ky skenar do t’i leverdiste më së shumti Rusisë, e cila synon dobësimin e ndikimit perëndimor në Ballkan. Ky zhvillim, sipas diplomatit Less, do të pasohej me efektin domino. Kroatët nga Bosnja do të përpiqen t’i bashkohen Kroacisë, e cila do të vinte në dispozicion të gjitha mjetet për një gjë të tillë. Më tej, sipas analistit britanik, shqiptarët në Maqedoni do të ngriteshin në kryengritje dhe do të përpiqen të marrin një pjesë të madhe të vendit. Pastaj, Shqipëria e zgjeruar do ta bashkëngjiste Kosovën dhe kështu do të realizohej ëndrra shqiptare. Ky skenar, vazhdon më tej Thimoty Less, do të vazhdonte edhe në Mal të Zi, ku popullata pro-serbe do t’i bashkohej Serbisë, ndërkohë që edhe Greqia me Bullgarinë do të merrnin nga një copë në Maqedoni. Rusia do ta shfrytëzonte këtë epilog dhe do ta rriste edhe më shumë pozitën vet në Ballkan, në radhë të parë për shkak të lidhjeve të mira tradicionale me vendet sllave si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria. Sipas fjalëve të ish-diplomatit britanik “ndoshta rregullimi i ri i Ballkanit nuk do të ndodhë nesër, por meqë fuqia e BE-së zbehet, dita e fillimit të këtij konflikti është gjithnjë e më afër”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …