Letër ngushëlluese nga Houston i SHBA-ve për familjen e veprimtarit dhe studiuesit të shquar, prof. Dr. Sadri Fetiu!

Letër ngushëlluese nga Houston i SHBA-ve për familjen e veprimtarit dhe studiuesit të shquar, prof. Dr. Sadri Fetiu!

Letër ngushëlluese nga Houston i SHBA-ve për familjen e veprimtarit dhe studiuesit të shquar, prof. Dr. Sadri Fetiu!

 Sadriu do të jetë përherë në kujtesën tonë, si mësues, si shkencëtar, si atdhetar!

E nderuar familje Fetiu!

Me pikëllim të thellë pranova lajmin për humbjen e të dashurit tuaj dhe mikut tim, prof. dr. Sadri Fetiu. Në këto çaste të vështira për familjen tuaj, ju kemi në mendjet dhe lutjet tona.

Prof. Sadri Fetiu do të jetë përherë në kujtesën tonë, si për punën e shquar, për dijen dhe kombin. Qysh në rini, ai dha ndihmesë të madhe për lëvrimin e gazetarisë dhe për arsimin shqip, në një kohë të vështirësive por dhe aspiratave të mëdha të popullit tonë. I lindur në Peçan të Therandës, ai la gjurmët e veta në Prizren, në Prishtinë, në Tiranë, si mësues, si shkencëtar dhe si atdhetar. Kontributi i tij, veçanërisht si pedagog i Fakultetit të Filologjisë dhe si drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë, do të jetë shembull për brezat që vijnë.

Si dukagjinas që respektonte trashëgiminë letrare gojore të popullit të vet, prof. Fetiu ishte një komunikues i fuqishëm. Si i tillë, ishte i rrallë jo veç në shkrime, por edhe në biseda me miqtë. Andaj, ndjehem i nderuar që kam pasur fatin ta njoh e ta quaj mik, i cili me një urti e fjalë përmbajtjesore më ka sjellë më pranë Atdheut gjatë kohës sime në mërgim.

Edhe sot ndodhemi larg fizikisht, por do të jemi pranë jush me zemër e shpirt. Në emrin tim dhe të bashkësisë së mërgimtarëve shqiptarë në Teksas, ju lus të pranoni ngushëllimet tona më të përzemërta.

Zoti e bekoftë familjen tuaj tani e përherë!

Çiltërisht,

Ramiz Tafilaj,

Houston-Texas

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …