Letonia si vend i rëndësishëm i NATO-s, partneri ynë bilateral i radhës

Letonia si vend i rëndësishëm i NATO-s, partneri ynë bilateral i radhës

 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Letoni. Përgjatë vizitës treditore, përveç takimit zyrtar me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, ministri Mehaj do të takohet edhe me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Letoneze, gjenerallejtënant Leonids Kalniņs, si dhe autoritetet tjera të larta politike dhe ushtarake. Me homologun e tij, ministrin Pabriks, ministri Mehaj do të nënshkruajë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit, respektivisht Marrëveshjen Bilaterale në mes ministrive të dy vendeve. Marrëveshja e bashkëpunimit tonë do të jetë një faqe e re e zhvillimit të kapaciteteve të ndërsjella ushtarake në funksion dhe shërbim të sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …