Familjarët e të burgosurve të luftimeve në Kumanovë, më 9 e 10 maj 2015, të shqetësuar për keqtrajtimin që u bëhet bijve të tyre në burgjet e Maqedonisë, u kanë drejtuar letër BE-së, Amerikës avokatit të popullit Izet Mexhitit, si dhe institucionee ndërkombëtare dhe shtetit të Kosovës.
Letra e plotë e Këshillit familjar të të burogsurve në Kumanovë:
“Ne familjarët e personave të burgosur në Maqedoni, jemi tepër të shqetësuar dhe të indinjuar nga informacionet që vijne cdo dite, por edhe sot per torturat psiko-fizike qe behen nga policia speciale ndaj njerezve tane duarlidhur, neper konvojet e policise dhe bodrumet e gjykates. Kemi reaguar me dhjetëra herë ne, avoaktet e te burgosurve si dhe Avokati I Popullit ne Maqedoni, por situata vazhdon te jete e njejte, dhuna brutale perseritet pavarësishtë qe ky shtet I kriminalizuar deri ne palcë, e me mekanizëm policor fashisoid aspiron te jete pjese e BE dhe Natos!
Eshte e tmerrshme se si shqiptaret qe jetojne atje, ende besojne e ju votojne ju zoti Ali Ahmeti bashke me ministrat e zyrtaret tuaj ne institucione vendimarrese, por qe ne fakt puna juaj eshte vetem t’i sherbeni pushtetit me çdo çmim, madje edhe duke sakrifikuar njerezit te cilet kane dhene shume per te drejtat e shqiptareve atje, duke lene ne mëshire te fatit bashkeluftetarët tuaj, qe fal sakrifices dhe votes se tyre sot ju jeni ne pushtet!!! Cfare mund te thuhet tjeter per ju, vetem se jeni te SHITUR…perderisa asnje vendim qe bazohet ne çdo te drejte nderkombetare per mbrojtjen e integritetit personal te burgusurve nuk mund ta zbatoni?! Si mund te dilni neper mitingje e te kerkoni voten e ketij populli kur naten bëni kompromise ne dëm te shqiptareve, beni pazare te fëlliqura politike per interesa personale e klanore?!
Athua si ndiheni zoti Ahmeti neper ahengje famijare e shoqerore neper te cilat shfaqeni cdo dite i hareshëm, kur bashkeluftetarët e tuaj, si dhe familjet e tyre momentalishte perballen me tragjedi e dramë te vertete jetesore, si pasojë e politkes suaj, e cila i sherben nje pushteti te kalbur e antishqiptarë?! Si ndiheni zoti Ahmeti kur perqafoni e uroni femijet tuaj ne ditet e tyre te rendesishme jetesore, kur femijet e shokeve tuaj ka 1 vit e gjysme gati, qe as zerin nuk ua kane degjuar baballareve te tyre, e disa as nuk kane per t’i degjuar e pare kurre…! Sa femije shqiptare ne Maqedoni sot rriten jetim,apo me babain ne burgjet maqedonase, sepse shoket e tu deshiruan nje te ardhme me te ndritur per ta, e sot ata perballen me lufte per ekzistence!
Ne familjaret e te burgusurërve edhe njehere u bejme APEL ambasades se Amerikes ne Maqedoni, zyres se BE, avokatit te popullit dhe te gjitha organizatave nderkombetare qe veprojne ne kete shtet te ndermarrin hapa konform ligjeve nderkombetare, qe te burgusurit tane atje te kene nje trajtim njerëzor e te bazuar ne te drejtat e njeriut, sepse ne te kunderten situata ne Maqedoni mund te eskalojë, pasi edhe durimit tone po i vjen fundi. Njëherit shtetit të Kosoves i kerkojme te marr hapat e duhur dhe të kryej obligimet e veta kushtetuese ndaj qytetareve te saj, sepse deri me sot me keqardhje e themi qe as era shtet si ka ardh!!!
Keshilli famijarë i të burgosurve të Kumanovës