Përshëndetje!
Pas aktivitetit ditor në Berishë, me rastin e 25 vjetorit te transmetimit të fundit, nga lufta e UÇK-së, dhe fillimit të rij për 25 vjet me radhë, në informacion, në komente, analiza, botime, kronika, opinione, biografi e shumëçka tjetër gjithmonë dhe pa ndërprerje vetëm për lartësimin dhe rrënjëzimin e vlerave te lirisë, të njerëzores, të humanizmit dhe dinjitetit në funksion të veprave të mëdha kombëtare, lidhën ngushtë me emrin Tuaj, prof. Ahmet Qeriqi. Urime kjo ditë madhështore e kujtimit dhe shënimit të kësaj ngjarjeje. Jehona e pushkëve të lirisë dhe zëri autentik i Ushtrisë Çlirimtare, me Juve Radio – Kosovën e Lirë dhe Kosova-Pressin jehoi në katër anët e botës, krisma e pushkëve të lirisë nuk mbetej në mes kodrave dhe vendeve ku zhvillohej lufta, nuk mbetej as krimi e gjenocidi serb i pa dëgjuar e i paparë, me juve shpërndahej informacioni në opinionin botëror dhe mbarë populli shqiptar liridashës ishte lidhur shpirtërisht në mbështetje të institucioneve të luftës për liri dhe çlirim! Serbia tashmë po i numëronte ditët e humbjes së luftës, ngase edhe opinioni demokratik euro-perëndimorë në krye me Amerikën tashmë ishte rreshtuar në mbështetje të kauzës sonë të shenjët të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë!
Të urojmë jetë të gjatë e të pandalshme në rrugëtim drejt sfidave e furtunave momentale. Lisat e mëdhenj janë të rrallë por qëndresa e tyre është shekullore, nën të cilët shumëkush gjen strehë, pushon e rri nën hije! Ju me veprimtarin tuaj e keni vulosur një epokë specifike dhe të veçantë në interes të vendit dhe KOMBIT!
Puna e jote dhe stafit tuaj po i jep emër dje po e nderon Kosovën dhe shqiptarinë!
Ne pamundësi të shtrëngimit të dorës së uratës për këtë ditë! Të bashkuar dhe së bashku drejt fitoreve të reja.
EDHE NJËHER PËRGËZIME AHMET
Ruzhdiu!