Pershendetje i nderuar drejtor i Radio Kosova e Lire, i vetmi mjet informimi i Luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ishte nje ze i fuqishem dhe motivues, qe beri krenare te gjithe ushtaret e lirise neper vijat e frontit. Per kete, kontribut te jashtezakonshem keni dhene ju si drejtues me stafin tuaj. Dje isha i lumtur qe me ftesen e znj. Arbana Qeriqi, te marre pjese ne shenimin e 25 vjetorit te kryerjes se misionit informativ, historik te luftes clirimtare. Edhe ne kete pervjetor, shprehen mirenjohje te gjithe folesit per kontributin tuaj dhe rolin e rendesishem te radios Kosova e Lire gjate luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ishte nje organizim dinjitoz, por na erdhi shume keq qe ju “Zeri motivues i cdo ushtari” nuk ishit prezent me ne shkaku shendetit. Uroj sherim te shpejte dhe te vazhdoni punen ne radion Kosova e Lire dhe Tv Dielli, si themelues i tyre. Jemi shume krenare qe edhe 25 vite pas luftes, ne keto mjete informuese po ruhen dhe kultivohen vlerat kombetare. Poashtu jam thellesisht e perzemersisht falenderues per perkrahjen e vazhdueshme qe me keni dhene mua si person dhe te gjithe veprimtareve tjere te qeshtjes kombetare. Edhe nje here sherim te shpejte juve dhe suksese Radios Kosova e Lire dhe Tv Diellit. Ne luftetaret e lirise kemi qene ne perkrahje tuajen dhe do te jemi gjithmone.
Me respekt,
Hajrush Kurtaj