leoni

Lëvizja BESA shpreh shqetësimin të thellë për gjendjen e rëndë të banorëve të Lagjes së Trimave

Lëvizja BESA shpreh shqetësimin të thellë për gjendjen e rëndë të banorëve të Lagjes së Trimave

Ndonëse banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë nuk po mund të gjejnë akoma qetësi pas traumave që i pësuan më 9 maj të vitit kaluar, në atë që është e njohur si “nata e tradhtisë së madhe të Kumanovës”, megjithatë për banorët e kësaj lagje po vazhdon traumatizimi edhe për shkak të infrastrukturës katastrofale. Sot Lagjja e Trimave po vuan për kanalizim e ujësjellës, ka ngelur me rrugë të paasfaltuara dhe me emra të rrugëve me figura maqedonase, edhe pse është një lagje krejt shqiptare. Prandaj Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e saj të thellë për këtë gjendje të rëndë të banorëve të Lagjes së Trimave, të cilët – edhe pas ngjarjeve terrorizuese të 9 dhe 10 majit – pushteti VMRO-BDI ka vazhduar t’i shtypë edhe më tej, duke mos ua siguruar as kushtet elementare të jetesës. Me këtë rast BESA thekson se për neve, përveç luftës kundër tradhtive dhe manipulimit me shqiptarët, do të jetë po aq e rëndësishme edhe infrastruktura dhe përmbushja e kushteve elementare jetësore të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …