Lëvizja e Re Demokristiane, nuk është takuar me Kadri Veselin as me partitë në pushtet

Lëvizja e Re Demokristiane, nuk është takuar me Kadri Veselin as me partitë në pushtet

Pas një takimi të krerëve të PSHDK-së me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, për arsye të shumë reagimeve të ndryshme, LRD-ja vendosi të del me këtë komunikatë me qellim qe të sqaron opinionin. Në Kosovë, prej vitit 1996 veprojnë dy parti politike – demokristiane; që sot janë Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK) – me kryetar Ukë Berisha, dhe Lëvizja e Re Demokristiane (LRD) – me kryetar Dedë Abazi. Andaj, takimi i disa udhëheqësve të PSHDK-së me Kadri Veselin dhe Hajdar Beqen, nuk përfaqëson LRD-në.

Lëvizja e Re Demokristiane, respekton takimet  zyrtare partiake të secilës parti, e në këtë rast edhe atë të PSHDK-së me PDK-në. Mirëpo njoftojmë aktivistët dhe simpatizantët e LRD-së, si dhe opinionin e gjerë në Kosovë, se LRD-ja nuk është takuar me asnjë përson zyrtar të PDK-së as të koalicionit qeverisës. Ne vlerësojmë se Kosova është ne një krizë të thellë politike dhe ekonomike, për këtë krizë fajtore është pikërisht PDK-ja që e drejton Kadri Veseli, me koalicionin qeverisës në Kosovës, me çasjen, rrugen dhe konceptin qeverisjes së keqe, mënyren e dialogut dhe marrëveshjet  me Serbinë, demarkracionin e kufirit me Mal të Zi, kapjen e shtetit, korrupsionin dhe shumë të zeza që ja sjellen Kosovës në këto vitet e fundit. LRD-ja është parti opozitare, është në bashkpunim me subjektet opizitare dhe me çdo qytetarë i cili përpiqet për të miren e Kosovës, e angazhuar në perpjekje të përbashkta që sa ma parë ta largoj këtë qeverisje të keqe! Me vetdije politike dhe kombëtare, që sa ma shpejt që të largohet kjo Qeveri e koalicionit – aq ma shpejt largohet e keqja në këtë vend. Prishtinë, 31.05.2016 Lëvizja e Re Demokristiane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …