leoni

Lëvizja e Re Demokristiane, perkrahë dhe është pjesë e pa ndashme e opozitës së bashkuar

Lëvizja e Re Demokristiane, perkrahë dhe është  pjesë e pa ndashme e opozitës së bashkuar në të gjitha veprimet politike në mbrojtje të kauzës kombëtare.

 LRD-ja  njofton anëtarsinë dhe aktivistët e vet se ne jemi për protesta të vazhdueshme por pa asnjë element të dhunës, mos bini  në provokime të policisë (të porositur nga politika) gjatë udhëtimit dhe demostrimit, të marrim pjesë në protesta  pa asnjë sulëm ndaj pronës e as ndaj njerëzve tanë të uniformuar. Njëkohsisht bëjmë thirrje policies së Kosovës që të permbahet dhe mos të shohim ma dhunën qe u pa  nga kjo polici e jona, policia mos të bien viktimë e urdhërave politik. Policia e Kosovës ka ushtruar dhunë të ashper ndaj protestuesëve – qytetarë të Koasovës, ndaj gazetarëve dhe deputetëve të Kosovës  gjatë dy ditëve të demostrimit.  Lëvizja e Re Demokristiane  e përsëritë se, qellimi i protestave është  për të detyruar kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçin që të tërhiqen nga marrëveshjet e gabuara – “Zajednica” serbe dhe Demakracionit me Mal të Zi. Të tërhiqen nga dhuna policore që po e urdhërojnë kundër opozitës dhe protestuesëve, të lirohen të burgosurit politik – deputetja Donika Kada- Bejupi dhe aktivistët tjerë të opozitës, të terhiqen nga përndjekjet, bastisjet dhe arrestimet e deputetëve të opozites, e t’i kthehen pergjegjsisë kushtetuese në normalizimin e situates dhe respektimit të zërit opiztar, t’i kthehen komunikimit e bisedimeve me opozitën sepse është pergjegjsi e drejtuesëve të shtetit dhe interes i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …