LRD

Lëvizja e Re Demokristiane ruan subjektivitetin dhe i bashkohet zërit qytetar të opozitës

Lëvizja e Re Demokristiane, respekton dhe i gëzohet lajmit për bashkimin eventual të grupimeve PSHDK dhe PDKI në Kosovë, por bën të ditur se nuk është ftuar t i bashkohet partive simotra. Para zgjedhjeve të fundit parlamentare, ishte kërkesa e elektoratit qe të bashkohen demokristianët e mos të shkohet në zgjedhje të ndarë por kjo nuk u përfill nga PDKI-ja dhe PSHDK-ja, PDKI-ja doli  në zgjedhje së bashku me LDK, dhe PSHDK-ja. Lëvizja e Re Demokristiane, ka vite që (duke ruajtur subjektivitetin e vet) i është bashkuar zërit qytetarë dhe opozitar, zërit të lëvizjes V.V në protesta dhe aktivitete në mbrojtje të Republikës, kundër dialogut me Serbinë, kundër politikave nënshtruese, kundër qeverisjeve të këqija, të shantazhuara, të korruptuara dhe kriminalizuara, kundër kapjes së shtetit nga pushtetarët, kundër votimit për themelimin e Gjykates Speciale, e së fundi kundër “zajednices” serbe dhe demakracionit me Malin e Zi, e që edhe Gjykata Kushtetuese e vertetoi se kishim të drejtë pasi konstatoi se kjo qeveri ka shkelur rëndë ligjin kushtetues, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës duke nënshkruar marrëveshje me Serbinë për themelimin e “zajednices” serbe në Kosovë.  LRD-ja është e angazhuar çdo ditë në aktivitete dhe takime me aktivistë dhe qytetarë, duke u përgatitur për protestën paqësore të 17 shkurtit, fton qytetarët, simpatizantët dhe aktivistët se është kohë për punë konkrete, me 17 shkurt të protestojmë pa asnjë element të dhunës dhe pa ngjyra partiake – për një Shtet me sovranitet dhe kundër qeverisë antikushtetuese.

Prishtinë, 15.2.2016

Lëvizja e Re Demokristiane

Zyra për informim publik

Tel: 049886500

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …