Pas analizave që ia ka bërë premtimeve dhe të aariturave që la bëre Qeveria për vitin që lam pas, lëvizja FOL ka konstatuar se qeveria nuk ka realizuar 65 % të objektivave të parapara për 2015. Nëpërmjet projektit “Matësi i së vërtetës” lëvizja FOL ka shfaqur shqetësimin e saj për performancën e dobët të qeverisë për vitin 2015. Siç argumentohet nga të dhënat që vetë ministritë i kanë dërguar, qeveria nuk ka përmbushur 65% të objektivave të saj për vitin 2015. Ky nivel i ulët i performancës duhet të përmirësohet pasi veprimet e parapara për vitin 2015 duhet të barten për vitin 2016 duke e bërë edhe më të vështirë arritjen e premtimeve dhe objektivave që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e FOL-it.
