leoni

Lëvizja OPRE ROMA KOSOVA- dënon fuqishëm përdorimin e tepruar të forcës ndaj qytetarëve të komunitetit rom

Lëvizja OPRE ROMA KOSOVA – dënon fuqishëm përdorimin e tepruar të forcës ndaj qytetarëve të komunitetit rom

Lëvizja OPRE ROMA KOSOVA-  dënojmë fuqishëm përdorimin e tepruar të forcës ndaj qytetarëve të komunitetit rom dhe komuniteteve tjera minoritare në Kosovë, veçanërisht nga rasti i fundit rrahja brutale e pjesëtarit të komunitetit rom në njërën nga qendrat tregtare në Komunën e Prizrenit,  i cili nuk është rasti i parë ku qytetaret po abuzojnë me minoritete. Sot në Kosovë janë dy raste të shënuara njëra pas tjetrës si raste të dhunës dhe diskriminimit të pjesëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian, njëra e konfirmuar si dhunë (rrahje), dhe rasti tjetër diskrimini i të rinjve për tu shërbyer në lokalet ku frekuentojnë nga të rinjtë.

Andaj në si Lëvizje dënojmë akte të tilla të dhunës dhe diskriminimit dhe të cilat cenojnë integritetin dhe drejtat e njeriut në Kosovë

Do të dëshironim t’ua kujtojmë palëve e interesit, veçanërisht institucioneve të cilat janë përgjegjëse për shkelje të tillë se këto akte janë shumë të ulëta dhe dëmshme për shoqërinë Kosovare dhe për të drejtat e barabarta. Ne ju bëjmë thirrje institucioneve gjegjëse të marrin masat e duhura për shkelësit  e këtyre veprave.

Kështu, në emër të parimeve demokratike dhe vlerave të Bashkimit Evropian, adresojmë këtë shqetësim në mënyrë që të mbrojmë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, veçanërisht për romët që jetojnë në Republikën e Kosovës, të cilat në mënyrë progresive mund edhe të shndërrohen në normale për të sulmuar komunitetin rom dhe për të cenuar të drejtat e njeriut në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …