Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe ai i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, kanë biseduar për mundësitë e lidhjes së një koalicioni parazgjedhor mes dy partive që ata drejtojnë. Pas takimit, Limaj tha se Nisma është e interesuar të bashkëpunojë më LB-në, ndërsa shtoi se me Muratin kanë biseduar lidhur me modalitetet e këtij bashkëpunimi të mundshëm. Megjithatë, Lëvizja për Bashkim ende nuk ka vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor. Lëvizja për Bashkim po e negocion një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi parazgjedhor edhe me PDK-në. Me këtë parti, ajo ka qenë në koalicion parazgjedhor në dy palë zgjedhjet e kaluara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …