Lëvizja për Bashkim, ka uruar me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, dhe ka thënë se duhet angazhuar të gjithë për ta çuar përpara vendin. Në urim, tutje thuhet se sot, Kosova është e pavarur dhe kjo përbën një të arritur të madhe në përpjekjet e kombit tonë për liri. “Përbën një moment sigurie nga i cili duhet të vazhdohet të ecet tutje, duke e thelluar edhe më sovranitetin, drejt qëllimit tonë final”, thuhet në komunikatë.
