Lëvizja për Bashkim ka kërkuar arbitrazh ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Në komunikatën e LB-së thuhet se Komisioni Verifikues i krijuar nga presidentja Jahjaga konstatoi se puna dhe rezultatet e Komisionit shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në aspektin teknik dhe juridik, kanë qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare por procesi i përcaktimit të vijës kufitare nuk e ka pasur transparencën e duhur. Mungesa e transparencës ka qenë arsyeja pse Lëvizja për Bashkim ka qenë kundër rezultateve të komisionit shtetëror. Lëvizja për Bashkim konsideron se Kuvendi i Kosovës është mekanizmi final i cili e bën ratifikimin ose mos ratifikimin e asaj marrëveshjeje. Për shkak të paqartësive të mëdha që ka sjellë procesi i demarkacionit, e si rrjedhojë ka ngjallur mosbesim të madh te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë proces, Lëvizja për Bashkim kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që duke votuar kundër, t’i hapim rrugë dërgimit të kësaj çështjeje në arbitrazh ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …