Lëvizja për Bashkim konsideron se tanimë procesi kundër Ramush Haradinajt ka degjeneruar plotësisht dhe se kërkesa për lirimin e tij nuk përbën ndërhyrje të politikës në drejtësi por nxjerrje të drejtësisë nga politika. Serbia, gjatë tërë jetës së Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të tjerë të luftës çlirimtare në Kosovë mund të prodhojë shpifje të reja dhe t’i mbajë ata në listën e Interpolit, por është kjo organizatë e cila nuk duhet të bie pre e pasojave të politikës së kriminelit Millosheviq. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve që të shtunën, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë, të dalin dhe të shprehin mospajtimin e tyre me këto procese të padrejta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …