Lëvizja për Demokraci Gjykata Speciale është e krijuar nga një raport i falsifikuar me sponsorizim të Serbisë dhe Rusisë, dhe është e njëanshme dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Kjo është dëshmuar se Gjykata Speciale funksion pa transparencë pa llogaridhënie, ku dihet qartë se transparenca dhe llogaridhënia janë kusht i domosdoshëm për zhvillimin e demokracisë, qëndrueshmërisë si dhe funksionimit të shtetit të së drejtës, prandaj kjo është një baze e fortë që Gjykata Speciale mund të shpërbëhet nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse është krijuar me presione dhe me dokumente të sponsorizuara dhe të falsifikuara nga Serbia dhe Rusia vetëm për ta dëmtuar luftën e shenjet çlirimtarë dhe shtetin e Kosovës.
Serbia me qindra masakra ka kryer në Kosovës dhe të gjitha janë të dëshmuara, dhe asnjë nuk është dënuar, përkundrazi shumë kriminel të luftës janë me pozita të larta shtetërore në Serbi, dhe të privilegjuar nga shteti i tyre.