Lëvizja për Demokraci, më një aktivitet simbolik e ka shprehur sot kundërshtimin për Mini Shengenin ballkanik

Lëvizja për Demokraci, më një aktivitet simbolik e ka shprehur sot kundërshtimin për Mini Shengenin ballkanik

Me një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, organizata Lëvizja për Demokraci, ka kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e Mini Shengenit ballkanik. Mexhid Ramica nga Lëvizjes për Demokraci tha se është e papranueshme bashkëpunimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësi tona ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiqin. me kriminelin serb i cili ka bërë masakra në Kosovë dhe ne ia kemi prezantuar të gjitha faktet lidhjet e tij me Millosheviqin dhe duke kundërshtuar nismën për Mini Shengen. E ardhmja jonë duhet të jetë nga BE dhe ShBA. Për neve është e pakuptimtë të hyjmë në Mini Shengen ku është edhe Serbia. Ne po e kundërshtojmë edhe Mini Shengenin edhe takimin sepse Serbia nuk ka kërkuar falje ndaj gjenocidit që ka kryer në Kosovë”, tha ai./eo/

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …