Robert Golob

Lëvizja për Liri e Robert Golobit, ka shënuar fitore kundër kryeministrit Janez Jansha dhe Partisë Demokratike Sllovene

Lëvizja për Liri e biznesmenit  slloven Robert Golob, ka shënuar fitore kundër kryeministrit Janez Jansha dhe Partisë Demokratike Sllovene të vilën ai e udhëheq. Partia e  z. Robert Golob, e cila  është themeluar në muajin janar, ka fituar 34.5 për qind të votave në zgjedhjet e 24 prillit, në krahasim me partinë e Janez  Janshes që ka fituar 23.5 për qind, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vetëm tri parti tjera, ajo konservatore, Sllovenia e Re, Social-Demokratët dhe e majta, kanë marrë më shumë se 4 për qind të votave – minimumi që duhet për të hyrë në Kuvendin e Sllovenisë.  Slloveni, Golob pritet të krijojë shumicën me Social-Demokratët dhe të bëhet kryeministër i ri i shtetit i këtij shteti, dikur pjesë e ish republikave të Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …