Mid-hat Frashëri

Lëvizja Popullore Shqiptare për kultivimin e veprës Enver Hoxhës, reagon kundër kthimit të eshtrave të M. Frashërit

Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës, ka reaguar kundpr kthimit të eshtrave të M. Frashërit, në Shqipëri. Po bëhen tri dekada që Shqipëria pa ndërprerë po i zhvarros çlirimtarët dhe ndërtuesit e Shqipërisë së re dhe në anën tjetër po i rivarros me nderime të larta tradhëtarët e vendit dhe kolaboracionistët e pushtuesve fashistë,  në Shqipëri. Pas kthimit të eshtrave të Ahmet Zogut dhe pastaj premtimit për ngritjen e memorialit për ushtarakët pushtues grek dhe tani së fundit ndodhi edhe kthimi i kockave të Mit’hat Frashërit në shqipërin paskomuniste. Banditët e politikës kanë ngelur akoma pa i bërë respektin Esat Pashë Toptanit, Ali Shukriut, dhe Rrahman Morinës. Sepse Shqipëria që nga vitet e 90-ta po qeveriset sipas modelit dhe orekseve të atyre bishave antishqipëtare.

Demokracia fashiste e pas viteve të 90-ta, e bëri Shqipërinë fundërrinë të drogës dhe krimit të organizuar dhe si e tillë ajo nuk mund t’ i duroj mbi supe ata që u sakrifikuan për atëdheun, por ata që e sakrifikojnë atëdheun për llogarit e të huajve dhe për përfitime të tyre personale. Sot t’ia kthesh eshtërat Mit’hat Frashërit në Shqipëri me justifikimin banal se është pasues i të madhit Abdyl Frashëri, është një absurd ekstrem. Nuk do të lartësohet Mit’hat Frashëri sepse u vendos në monumentin e Frashërinjëve, por këta të fundit do të poshtërohen pafundësisht nga se Diellin e Shqipërisë ua errësoi reja fashiste e 7 Prillit 1939. Kthimi dhe nderimi i Mit’hat Frashërit në Shqipëri, e detyron kryeministrin Rama që si datë të çlirimit të Shqipërisë tani e tutje të mos e konsiderojë 29 Nëntorin e vitit 1944, por 7 Prillin e vitit 1939, ditën kur fashizmi Italian e pushtoi Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …