Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje bënë kallëzim penal ndaj anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti

Përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi, ka dorëzuar kallëzim penal në stacionin policor në Prishtinë, ndaj anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotit, pasi ky i fundit përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Albin Kurti i ka dy opsione, ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet. “Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, është bërë me dije në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. “Ne nuk e dimë nëse ai kërcënim ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë policia e prokuroria”, thuhet në këtë reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …