Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Të dy thanë në një konferencë për media se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës. Kurti tha se Qeveria do t’i kenë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra. Ai tha se nuk ka qenë i lehtë ky proces. Sa i përket postit të kryekuvendarit, Kurti tha se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje por do të vijë në ekzekutiv. Ndërsa, nesër Vetëvendosje do të propozoj një emër të LDK-së për kryetar të Kuvendit. Kurse, Mustafa tha se janë pajtuar që posti i kryetarit të vendit mos të jetë pjesë e kësaj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria përmbyll gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja kërkon hedhjen e disa akuzave

Pas dy vitesh dëgjimesh të më shumë se 210 dëshmitarëve, prokuroria përfundon procesin gjyqësor kundër …