leoni

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurti, përfshihet në garën zgjedhore, në Maqedoninë e Veriut, për ta përçarë elektoratin shqiptar

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, është përfshirë në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Bekim Qoku, këshilltari i Kurtit dhe kandidati për deputet në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se ata do të jenë pjesë e koalicionit VLEN dhe do të kenë tre kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 8 majit në këtë vend. Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, kishte shfaqur kundërshtimin ndaj ideve të Kurtit për pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke vënë në pikëpyetje nevojën për një udhëheqës të ri si Abazoviq, duke e krahasuar me figurën e Talat Xhaferit. Kjo bën që pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut të ketë më shumë kontekst politik dhe debate në opinionin publik. Vetëvendosja me Kurtin në krye pavarësisht përkrahjes, byk arrin dot të bëjë përçarje në Maqedoni ashtu sikur ka bërë në tri komunat e Kosovës Lindore, ku në vend se shqiptarët të fitonin tre deputetë për Kuvendin e Serbisë ngelën me vetëm një deputet. Ky veprim përçarës i Kurtit, nuk e dëmton dot BDI-në e Ali Ahmetit dhe koalicionin parazgjedhor, por ndikon në përhapjen e klimës përçarëse në mesin e votuesve shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …