Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar për shantazh Këshillin Prokurorial të Kosovës. Për Aleksander Lumezin kanë thënë se nuk e përfaqëson Shtetin por grupet e interesit. Krejt ky reagim erdhi pasi Këshillit Prokurorial një javë më parë akuzoi me fjalë Rexhep Selimin se mbron grupe kriminale. Nëpërmjet një reagimi, Vetëvendosja ka thënë se asnjë nga anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk është tërhequr nga këto akuza me fjalë të organit më të lartë që qeverisë me sistemin prokurorial të Kosovës e ku bën pjesë edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi. Askush nuk është distancuar nga reagimi shantazhues dhe i paprecedentë i publikuar nga zyra e shtypit e këtij institucioni, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …