Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e organizon tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”. Kjo tryezë mbahet në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me synimin për të diskutuar rreth gjendjes socio-politike dhe ekonomike të shqiptarëve në shtetet e ndryshme të Ballkanit dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në raport me procesin e integrimit evropian, duke bërë krahasimin edhe me kombet e tjera të rajonit. Pjesëmarrës në këtë organizim do të jetë edhe Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …