Vetëvendosje është shprehur sërish kundër privatizimit të Telekomit. Këtë kjo parti e ka shprehur sot edhe në takim me kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e kryesisë, Shpëtim Zharku e Naim Haliti. Në takimin e kreu i kësaj partie, Albin Kurti dhe drejtuesit të Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare, Fatban Bunjaku, me sindikalistët, “u bisedua rreth vendimit të qeverisë për nisjen e procesit të privatizimit, moszbatimin prej 6 muajsh të rezolutës së Kuvendit dhe situatës së punëtorëve”. Kjo parti thotë se është njoftuar nga sindikalistët se që nga viti 2008, Telekomi i ka paguar qeverisë 530 milionë euro dividentë. më tej Vetëvendosje thotë se Kosovës nuk i mungojnë burimet njerëzore me nivel të lartë profesionalë brenda Kosovës e në mërgatë. “Në mungesë e vonesë është vendimarrja racionale qeveritare, ndershmërisht e guximshme, për ta ç’kapur Telekomin”. Kjo parti thotë se “më 31 janar 2019 në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca ku do të tentojnë ta ekzekutojnë gjobën që ia zhvat Telekomit 30 milionë euro. Teksa më 18 dhjetor Gjykata themelore në Prishtinë i shpalli të pafajshëm përgjegjësit e rinj dhe të vjetër lidhur me aferën ‘Dardanfon – Z-mobile’”. Vetëvendosje në fund të njoftimit thotë se “organizimit të krimit të organizuar që ka kapur institucionet na duhet gjithsesi t’i përgjigjemi me organizimin qytetarë e të punëtorëve që e kanë mbajtur barrën në Telekom”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …