leoni

Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e votës së Haxhi Shalës dhe Etem Arifit

Lëvizja Vetëvendosje nuk po i ndahet Gjykatës Kushtetuese. Së fundmi, ky subjekt politik ka vendosur t’i drejtohet institucionit më të lartë të drejtësisë në vend edhe pasi nuk e pranuan vendimin e të njëjtës për formimin e qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin. Vetëvendosje para dy ditësh ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për “antikushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit”, të deputetit Etem Arifi në seancën për votimin e qeverisë Hoti. E përveç kësaj, Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për çështjen e votës së Haxhi Shalës, të cilën e shohin si të ndikuar ngakryetari Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur shefi i deputetëve të kësaj partie, Rexhep Selimi. Ai në një paraqitje televizive tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë akt.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …