Lëvizja Vetëvendosje, i liston disa nga mangësitë dhe të drejtat e fëmijëve që nuk respektohen në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje, i liston disa nga mangësitë dhe të drejtat e fëmijëve që nuk respektohen në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur t’i listojë disa mangësi në Kosovë në lidhje me të drejtat e tyre. “1 Qershori është Festa e Fëmijëve, dhe urojmë që për të gjithë të jetë një ditë sa më e gëzueshme. Por, cili është trajtimi i fëmijëve në vendin tonë? 10.7% e fëmijëve punojnë, dhe pse kjo është e ndaluar me ligj. 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. E megjithatë, nuk e kemi asnjë rast të raportuar nga inspektoriati i punës”, thuhet në një reagim të kësaj partie. Vetëvendosja kujton gjithashtu se në 50 mijë fëmijë me nevoja të veçanta, vetëm 10 për qind prej tyre marrin ndihmë “Nga 50.000 fëmijë me nevoja të veçanta vetëm 10% e tyre marrin ndihmë nga shteti, shëndetësore, ekonomike apo arsimore. Këto të dhëna, që vijnë nga raporti i Komisionit Evropian, janë alarmuese. Duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për ta ndryshuar mënyrën se si trajtohen fëmijët në vendin tonë, sepse ata janë e ardhmja”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Kontrolloni gjithashtu

Avio Orav: Sulmi në shtator të vitit 2023 ka qenë shumë i rëndë dhe kërkojmë që kryerësit të sillen para drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Avio Orav ka bërë thirrje për normalizim të …