Brickos

Policia e Kosovës fillon me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari

Në orën 9:00 – Homazhe te varri i Astritit

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovice dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’

Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’ Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të …