Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Në një kumtesë të lëshuar me këtë rast Vetëvendosje konstaton se sot në territorin e Republikës u mbajen zgjedhjet e Serbisë sipas Kushtetutës së saj, duke e konsideruar Kosovën pjesë integrale të Serbisë. Vetëvendosje thotë se Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që t’i arsyetojë këto zgjedhje njëjtë si kudo në Serbi. Ky subjekt politik e quan kryeministrin e Kosovës më shumë “zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”, sesa kryeministër të një shteti të pavarur.
