Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur fushatë zgjedhore në qytetin e Mitrovicës. Ai ka theksuar se “me qeverinë e drejtuar nga Vetëvendosja nuk do të ketë Zajednicë por Asociacion të komunave të Kosovës, ku tash e kemi edhe komunën veriore të Mitrovicës sonë të dashur”. “1 milion lajme të rreme nuk mund ta mposhtin të vërtetën, e vërteta ekziston në popull, ajo fiton çdo herë. Sot në veri të Kosovës, valon flamuri i Republikës së Kosovës, ushtria dhe policia e Kosovës janë më të forta se kurr më parë, fëmijët e nënat marrin shtesa për herë të parë, Kosova është një nga vendet me rritjen më të madhe ekonomike, sot lëvizim lirshëm kudo në Evropë, sepse punojmë me dije e plan, tha Kurti, këto janë të vërtetat e popullit, që s’ka analist e portal që mund t’i shtrembërojë”, ka theksuar mes tjerash kryetari i partisë Vetëvendosje dhe kandidat edhe për një mandat tjetër për postin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Besian Mustafa: LDK-ja është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ftuar anëtarësinë që të angazhohen maksimalisht …