Kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur lepur. Ky lepur, nuk e ka vendin në rrugën me emrin Luan Haradinaj, ka thënë Kurti, duke shtuar se deri tani, asnjë herë nuk ka qenë më i kapur shteti. Sipas kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurit asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet Lumezit, e ky i fundit druhet prej cilitdo prej tyre. Nuk mund të ketë luftë të korrupsionit, gjyqësor të drejtë, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin, ka saktësuar, Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore pranë objektit të Prokurorisë së Shtetit më 26 prill.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …