Vetëvendosja ka vlerësuar se do të nevojiten disa ditë që mjekët e pavarur: Besim Ymaj e Besim Latifaj ta analizojnë raportin e autopsisë dhe ta thonë mendimin e tyre, bazuar edhe në shënimet e tyre të vëzhgimit të obduksionit. “Sot, avokati i familjes, z. Tomë Gashi, e ka marrë raportin e autopsisë. Aty konfirmohet se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia mekanike, nga bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i fortë. Kryeprokurori z. Sylë Hoxha doli në konferencë me konstatime ende pa u bërë e pa u kryer hetimet. Ekspertët e mjekësisë ligjore që i ka angazhuar familja, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj, kanë qenë të pranishëm gjatë obduksionit, por nuk janë ftuar për të thënë fjalën e tyre dhe nuk u janë dhënë materialet bazë dhe provat, madje as fotografitë me ngjyra. Në këtë raport nuk shpjegohen lidhjet shkencore e logjike midis konstatimeve të shkakut të vdekjes (asfiksisë) dhe shkaktarit të vdekjes (dëmtime të vetëshkaktuara “hezituese”). Raporti dhe konkluzioni i tij mbi shkaktarin e vdekjes është i pabesueshëm. Do të nevojiten disa ditë që dy mjekët ta analizojnë këtë raport të autopsisë dhe ta thonë mendimin e tyre, bazuar edhe në shënimet gjatë vëzhgimit të obduksionit”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …