Lëvizja Vetëvendosje kërkon krijimin e shtabeve emergjente në shërbim të ndihmës për krizën në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje kërkon krijimin e shtabeve emergjente në shërbim të ndihmës për krizën në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për krijimin e shtabeve emergjente. “Gjatë këtyre dy ditëve kemi parë një mobilizim të madh të shoqërisë për të ndihmuar bashkëkombësit tanë të prekur nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në njoftim. Ky subjekt politik thotë se ka nisur një kontigjent mbrëmë, kurse sot do të niset dhe i dyti. “Përveç kësaj ne i bëjmë thirrje Agjensisë për Menaxhimin e Krizave, por edhe komunave të Kosovës, në veçanti drejtoritë për mirëqenie sociale, të vendosen në shërbim të ndihmës për krizën në Shqipëri, permes krijimit të shtabeve emergjente, me fokus të veçantë krijimin dhe organizimin e hapësirave për pranimin e njerëzve të prekur nga tërmetet dhe identifikimin e nevojave tjera”, thuhet në reagim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …