Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth deklaratave të shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj. Kjo parti ka thënë se viti 2019 nuk ka qenë vit i ekonomisë siç ka thënë kryeministri Haradinaj, por vit i rritjes së çmimeve. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje shkalla vjetore e inflacionit në muajin maj 2019, krahasuar me muajin maj 2018, ishte 3.4% duke thënë se kjo është shkalla më e lartë në një muaj që nga muaji janar 2013. Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë se çmimet në produktet bazë janë shtrenjëtuar dukshëm. “Rritjet më të mëdha të çmimeve u shënuan në produktet bazë, të cilat përbëjnë pjesën kryesore të shportës së çdo familjeje. Këto çmime janë rritur ende pa u rritur pagat, dhe një rritje e dytë sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave. Ndërkohë që pagat pritet të rriten për disa, çmimet po rriten për të gjithë e fuqia blerëse po zvogëlohet më së shumti tek të varfërit”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …