Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe në Mërgatë

Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe në Mërgatë

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Rinisë për Vetëvendosje! Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Lëvizjes, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, Koordinatori i Qendrave, Valon Hoti, si dhe Kryetari i Organizatës së Rinisë për Vetëvendosje  Behar Jashari. Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të. Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të partisë, Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …