Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, në Zvicër, këtë fundjavë ka mbajtur takime me bashkatdhetarë në Lausanne, Bulle (FR) dhe Bern. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes edhe njëherë u dëshmua se diaspora vetëm sa vjen dhe shtohet në përkrahjen ndaj kësaj Lëvizjeje. Në këto takime me bashkatdhetarë morën pjesë Albin Kurti, Avni Dehari, Sami Kurteshi e Hysen Durmishi. Po ashtu, pjesëmarrës të këtyre takimeve ishin edhe qindra aktivistë, simpatizantë e qytetarë të interesuar për fatin e vendlindjes së tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …