Lëvizja Vetëvendosje mbajti tribunë me temën “Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje mbajti tribunë me temën “Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes

Sot në tribunën  me temë: “Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisartit, ka evidentuar  gjashtë padrejtësi themelore të pakos. E para sipas tij është privilegjet për pakicat serbe, e dyra trashëgimi kulturore qindra hektarë tokë për serbët, e treta decentralizimi para sovranitetit, e katërta betonimi i kompetencave për drejtësi te ndërkombëtaret dhe e gjashta shuarja e TMK-së. Kryetari i Vetëvendosje Visar Ymeri, duke kujtuar protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 dhe rënien e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, tha se me Pakon e Ahtisarit kompetencat për sovranitetin e Kosovës mbeten në duar të huaja, andaj sipas tij duke lënë punët tona ndërkombëtarëve, Kosova mbeti pa sovranitet, pa ushtri, pa zhvillim dhe në varfëri. “Ne para 10 vjetëve kërkuam vetëm sovranitet. Pakoja e Ahtisarit u implementua dhunshëm duke vrarë protestues paqësor. Andaj, mungesa e sovranitetit është edhe mungesë e demokracisë. Kosova e Ahtisarit u bë padrejtësisht dhe Kosova ka hyrë në qorrsokak. Andaj, për këtë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës. Kosova është shteti më i zymtë botëror”, tha Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …