Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje me arrogancë e shpërfillje ka thyer heshtjen zgjedhore

Deputetë e kandidatë për kryetarë të komunave nga Vetëvendosja, kanë thyer heshtjen zgjedhore, duke bërë thirrje që të votohet partia e tyre dhe kandidatë të caktuar. Deputetja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku, përmes rrjeteve sociale, e ka krahasuar këtë të diel me atë të 14 shkurtit, kur partia e saj doli fituese, ndërsa ka thënë se nuk pritet ndryshe as sot. Edhe deputetja tjetër, Tinka Kurti dy orë para mbylljes së qendrave të votimit përmes rrjeteve sociale ka kërkuar ndryshim për komunën e Prishtinës. Ndërsa deputetja tjetër nga Vetëvendosja, Fitore Pacolli, ka deklaruar se në Gjilan janë të parët. Kandidati për Besianën, Shpejtim Bulliqi, ka ftuar qytetarët për të votuar, duke përmendur sloganin e partisë së tij. Heshtjen zgjedhore e ka thyer edhe kandidati i Vetëvendosjes, në Mitrovicë, përderecaku partiak, Bahtir Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …