Lëvizja Vetëvendosje në Ditën e Punës organizon një aksion simbolik kundër pabarazive në punë

Lëvizja Vetëvendosje në Ditën e Punës organizon një aksion simbolik kundër pabarazive në punë

Lëvizja Vetëvendosje për nder të ditës botërore të punëtorëve, 1 Majit, përmes një aksioni simbolik në sheshin “Skënderbeu” ka paraqitur kushtet e rënda që sipas tyre kanë punëtorët në Kosovë. Padrejtësinë kundër së cilës po proteston, kjo parti e ka paraqitur me anë të një baneri ku figuron paga e drejtorit të trustit pensional- prej 5 mijë e 213 euro, krahasuar me shifrat e pagës për punëtorët nën moshën 35 vjeç, dhe atyre mbi 35 vjeç, që janë 130 euro, respektivisht 170 euro pagë minimale.

Nazlie Bala nga kjo parti duke folur para mediave ka thënë se këto shifra shpjegojnë pabarazinë. “Mbrapa meje është një shpjegim i pabarazisë dhe dallime shumë të mëdhaja sot në Kosovë, ku paga më e madhe, pagë që merret nga kursimet tona, jo nga taksat tona, paga e drejtorit të trustit pensional të Kosovës që është në vlerë të 5 mijë e 135 eurove, dhe dy pagat më të vogla dhe minimale, paga të ekzistencës, në prag të ekzistencës së punëtorëve, që deri në moshën 35 vjeçare është pagë 135 euro, dhe mbi moshën 35 vjeçare është pagë në vlerë të 170 eurove”, tha ajo.

Numri i lartë i papunësisë, sipas Balës, i shtyn edhe ata që kanë një vend punë, të pranojnë kushte të vështira dhe rrogë jo të mirë, kjo sepse mund të zëvendësohen lehtë dhe shpejt. Ajo ka thënë që është skandal që në vitin 2018, duhet të bëhen kërkesa për respektimin e të drejtave të punëtorëve. Sipas saj, shteti dhe as sektori privati nuk po çajnë kokën për punëtorët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …