Në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Lutfi Haziri e lidhja e tij që po lidhet vazhdimisht e nuk po jep zgjidhje, paska filluar fushatën e egër zgjedhore. Nga paniku se do ta humbasin udhëheqjen e komunës së Gjilanit, humbjen e benefiteve që kanë pasur nga kjo udhëheqje, ata kanë filluar një fushatë të egër kundër kryetarit të ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshi. Ata po publikojnë një foto në të cilën trumbetohet të jetë Sami Kurteshi e Glauk Konjufca me Adem Grabovcin, por në fakt ata janë takuar për një kafe rasti me kandidatin për deputet nga Gjilani, Driton Tali. Ani se ky lajm i publikuar në maj të këtij viti është dematuar, dhe Gazeta Express që pati publikuar këtë lajm të rrejshëm, publikisht ka kërkuar falje, kjo strukturë politike e LDK-së tenton që përmes portaleve, të cilat i menaxhon e i financon ta kthejë në mjet të propagandës pasi është e panikuar nga humbja e pushtetit. Me shpifje nuk mund të na ndalni. Do të vazhdojmë rrugën e nisur për ndryshim. 19 nëntori është dita e Lëvizja VETËVENDOSJE! është ndryshimi, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …