Lëvizja Vetëvendosje, në sallën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, i cili ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ndërkohë shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, duke iu referuar peticionit me nënshkrimet e qytetarëve për Astrit Deharin ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për këtë çështje, por që nuk ka marrë përkrahjen e shumicës parlamentare. Edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, kanë mbështetur kërkesën e Vetëvendosjes.
