Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në këtë komunë. Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Drenas, Shemsi Elezi a thënë se vendimi për mos pjesëmarrje në zgjedhje është marr pas konsultimeve me anëtarësinë dhe strukturat e Lëvizjes. Ne nuk duam të përfitojmë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor. Ne nuk e mbështesim asnjë kandidat të subjekteve tjera, ngase mendojmë se asnjëri nga ta nuk mundën të bëjnë ndryshime pozitive. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen për të përfunduar mandatin e kryetarit, që mund te jetë vetëm disa muajsh, ka theksuar kryetari i degës së Vetëvendosjes në Drenas, Shemsi Elezi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …