Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Albulena Haxhiu: Qeveria që ka rënë, nuk ka të drejtë të thërras mbledhje dhe të marrin vendime

Lëvizja Vetëvendosje e ka paralajmëruar kryeministrin e dorëhequr, Ramush Haradinaj, që mos të merr vendime në këtë kohë si kryeministër, pasi që do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese secilin vendim të tij. Deputetja e Vëtëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar se “qeveria që ka rënë, nuk ka të drejtë të thërras mbledhje dhe të marrin vendime”. Ajo ka shtuar se “secilin vendim, do t’a kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese sepse është jokushtetues por jo vetëm sepse kjo do të ketë pasoja edhe penale”. Qeveria që ka rënë, nuk ka të drejtë të thërras mbledhje dhe të marrin vendime. Secilin vendim, do t’a kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese sepse është jokushtetues por jo vetëm sepse kjo do të ketë pasoja edhe penale.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …