Lëvizja Vetëvendosje vendosi kundër Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Deputetët e kësaj partie votuan pro amandamentit që u propozua nga LDK-ja, për mjetet vetanake të pashpenzuara të komunave, të cilat Murati kishte propozuar që t’u merreshin atyre e të kalonin në Fondin e Kosovës. Për këtë propozim të Muratit, kishte alarmuar fillimisht Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Tri javë më parë ai iu kishte drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me një thirrje për Projekt-buxhetin e Kosovës për vitin 2023. Ai alarmoi se Qeveria e Kosovës po përpiqet t’ua marrë komunave mjetet vetanake të pashpenzuara. Në rastin e komunës së tij, bëhej fjalë për rreth 38 milionë euro. Kërkesa e Përparim Ramës u plotësua. Amandamenti që u propozua nga partia prej së cilës vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës, për fshirjen e fjalisë që e parasheh kalimin e mjeteve vetanake të komunave në Fondin e Kosovës, u votua edhe nga deputetët e pushtetit. Kur e propozoi këtë amandament, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, tha se propozimi i ministrit Murati është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.

Lëvizja Vetëvendosje vendosi kundër një propozimi të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …