Lezha e Besëlidhjes mirëpriti një grup prej 60 arbëreshëve nga Italia

Lezha e Besëlidhjes mirëpriti një grup prej 60 arbëreshëve nga Italia

Lezha e Besëlidhjes mirëpriti të dielën një grup vizitorësh nga Italia të përbërë nga 60 arbëreshë të komunave Frashineto, Ejanina, Civita dhe Sportello Linguistico San Marzano. Kjo vizitë realizohet në përkujtim të 550-vjetorit të betejës së fundit të Gjergj Kastriotit, e cila me 24 prill 1467, në Krujën legjendare, u kurorëzua me fitore. Bashkia Lezhë e përkrahu dhe mbështeti financiarisht këtë veprimtari mbarëkombëtare të inkuadruar në nismën: “Foleja Kombëtare Shqiptare”. Aarbëreshë u pritën nga kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili duke ju uruar mirseardhjen i ftoi në mjediset i institucionit që drejton. Frrokaj e vlerësoi këtë veprimtari si mjaft të rëndësishme, pasi ajo nderon dhe përkujton betejat dhe heroizmin e pashoq të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Frrokaj theksoi se, me krenarinë që i përkasim këtij qyteti, i cili 573 vjet më parë, pati nderin të krijoi Besëlidhjen e parë të shqiptarëve në histori, duhet të punojmë për ta ruajtur këtë qytet si simbol të bashkimit, unitetit, harmonisë dhe mirkuptimit njerëzor kudo ku ka shqiptarë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …